Lajme

​Komisioni i Venecias nis shqyrtimin për vetingun në sistemin e drejtësisë

06/17/2022 16:27
nga:Genita C

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar që posa ka nis shqyrtimi dhe më pas votimi i dy opinioneve për vetingun në sistemin e drejtësisë dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Shqyrtimi dhe më pas votimi i dy opinioneve për vetingun në sistemin e drejtësisë dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.” ka shkruar ministrja Haxhiu në Facebook.

Përndryshe, një delegacion nga Komisioni i Venecias qëndroi në Kosovë, të cilëve ministrja Haxhiu pati thënë se do t’u tregojnë për nevojën që e ka Kosova për vetingun.