Lajme

Jashari: I thamë Albin Kurtit se as ai e as ministri, s’mund t’i pastrojnë listat, edhe me komision të ri është numri i njëjtë i veteranëve

06/17/2022 12:08
nga:Gazeta Blic

Përfaqësuesi i familjes së dëshmorëve, Xhavit Jashari pas takimit me kryeministrin Kurti ka theksuar se ata nuk dorëzohen në kërkesat e tyre, raporton Gazeta Blic.

Ai ka folur edhe për pastrimin e listave te veteranëve.

“Ne ishim aty, për t’ua thënë në sy se kanë bërë shkelje ligjore. Kjo çështje do të shkojë edhe në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

“Ne folëm edhe për pastrimin e listave, dhe kjo nuk është detyrë as e kryeministrit e as e ministrit. Kjo është një çështje që është në proces gjyqësor. Tash çështja është kthyer në rigjykim”, tha ai.

“Ne i shpjeguam kryeministrit se edhe po të themelohej një komision për riverifikim e veteranëve, prapë do të jenë të njëjtit njerëz, dhe askush nuk i frikësohet . Janë dy organe kompetente që e bëjnë këtë gjë: janë komandantët  me zinxhirin komandues, dhe është Gjykata që vlerëson nëse ka pasur ose jo shkelje”, tha ai.

Ja kur do të mbahet protesta e radhës e veteranëve