Lajme

Vdes njëri prej të lënduarve në vendin e punës në Prishtinë

06/17/2022 11:54
nga:Gazeta Blic

Ka vdekur njëri prej personave të lënduar në vendin e punës në lagjen Hajvalia të Prishtinës.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Agron Çitaku, i cili tha se personi ka qenë punëtor fizik dhe kishte rënë nga një lartësi mesatare.

Ai gjithashtu bëri të ditur se personi që e ka vdekur është një 45 vjeçar nga Podujeva.

“Rasti i parë është ardh në ora 10:15 praktikisht pa shenja jete. Është i lindur në vitin 1997 dhe ka qenë punëtor fizik. Sipas shënimeve që kemi marrë nga përcjellësit, punëtori ka rënë nga një lartësi mesatare”, tha ai për Klan Kosovën.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por të njëjtit kanë thënë se ende nuk kanë ndonjë informacion në lidhje me rastin.

Ndërkaq, bëhet e ditur se trupi i pajetë po dërgohet në IML për obduksion.

Ndryshe, sot në vendin e punës është lënduar edhe një person tjetër në rrugën C në Prishtinë, i cili ka pësuar lëndime sipërfaqësore.