Sporti

Ish-kapiteni i Rusisë, Igor Denisov: Ndoshta do burgosem ose do vritem, por unë mendoj se është çmenduri çfarë po ndodhë në Ukrainë

06/16/2022 20:12
nga:E K

Ish-kapiteni i Rusisë, Igor Denisov, ka folur për pushtimin e Ukrainës dhe e ka përshkruar atë si një “katastrofë”.

Lufta e përgjakshme ka nisur tashmë për gati katër muaj pasi Vladimir Putin dërgoi trupat e tij përtej kufirit, përcjell GazetaBlic Sport.

Putin besohet se dëshiron të rikuperojë shumë territore të humbura në rënien e Bashkimit Sovjetik, kurse luftën e nisi pas paralajmërimeve të Ukrainës për antarësim në NATO.

Denisov, i cili luajti 54 herë për Rusinë midis 2008-16 dhe ishte kapiten i skuadrës, u shpreh i tronditur me situatën në Ukrainë, duke thënë se mund edhe të vritet pas kësaj deklarate.

Siç raporton Bild, Denisov, 38 vjeç, tha: “Nuk e di, ndoshta do të burgosem ose do të më vrasin për të thënë ato fjalë, por do ta them ashtu siç është”, tha fillimisht ai.

“Perceptimi im për gjithçka ka ndryshuar në mënyrë drastike. Nuk kam fjetur. Ndoshta kam fjetur tre orë për katër ditë. Thjesht isha i tronditur“, shtoi rusi.

Ndoshta nuk jam njohës i mirë i historisë por jam kundër vrasjeve.Nuk më pëlqen kur njerëzit vdesin. Nuk mund të hesht më për këtë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/