Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë sot konferencë për media, lidhur me zhvendosjen e festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë dhe mos mbajtjes së tij në Prishtinë këtë vit, raporton Gazeta Blic.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media, derisa thuhet se ai do të informojë më shumë rreth kësaj çështje.
Konferenca do të mbahet në ora 11:30 në sallën e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës.


