Sporti

Real Madrid shpërblen Viniciusin, i ofron kontratë afatgjate me rritje page dhe klauzolë 1 miliardë euro

06/15/2022 16:48
nga:Lorik J

Autori i golit vendimtar në finalen e Champions League pak javë më parë, Vinicius Jr është gati të vazhdojë kontratën me Real Madridin.

Braziliani, më vendimtar se kurrë në këtë sezon në Evropë dhe Ligë ka gjetur një marrëveshje totale me blancos për të rinovuar kontratën e tij, e cila do të rinovohet deri në 2026 ose 2027, me një rritje të konsiderueshme të pagës, shkruan Marca, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i Real Madridit pritet të fitojë 10 milionë neto në sezon.

Njoftimi zyrtar do të mbërrijë në fillim të korrikut, pas pushimeve të brazilianit, i cili do të vazhdojë aventurën me Blancos me një klauzolë lirimi mbi një miliardë euro.

/GazetaBlic Sport/