Sipas Marca, Real Madrid dhe Vinicius janë afër arritjes së një marrëveshjeje për një kontratë të re që do ta mbajë atë në klub të paktën deri në vitin 2026.
Kontrata e re ka një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh për 21-vjeçarin, si dhe një rritje pagash prej më shumë se dyfishi, përcjell GazetaBlic Sport.
Kampionët spanjollë kishin shpresuar të zgjasin kontratën e brazilianit deri në vitin 2028, por duket se ata do të duhet të kënaqen me 2027 ose 2026.



