Sporti

Gjilani dhe Drita mësojnë kundërshtarët e raundit të dytë potencial në Conference League

06/15/2022 13:39
nga:Mergim Rreci

Gjilani do të përballet me skuadrën nga Letonia, Liepajas, në raundin e parë të Conference League.

Në rast se e kalon këtë skuadër, gjilanasit në raundin e dytë do të përballen me Young Boys, shkruan GazetaBlic Sport.

Do të jetë kjo një sfidë mjaft e vështirë për skuadrën kosovare.

Në anën tjetër, Drita nëse e kalon skuadrën e Inter turkut, në raundin tjetër do të përballet me atë belge, Royal Antwerp.

/GazetaBlic Sport/