Lajme

Këtyre deputetëve do tu hetohet pasuria nga Agjencia Kundër Korrupsionit

06/15/2022 09:33
nga:G B

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka bërë hedhjen e shortit për të hetuar pasurinë e tërësishme të 20 për qind të zyrtarëve që e kanë deklaruar atë.

Në mesin e atyre që u ra shorti, ishte edhe deputeti Behgjet Pacolli, po ashtu deputeti Fitim Haziri dhe Erxhan Galushi, raporton Gazeta Blic.

Po ashtu, pasuria do t’i hetohet edhe kryeministrit Kurti dhe ministrit Peci./Gazeta Blic/