Lajme

Pacolli me një foto krah Lipës: Jam i hidhëruar dhe i zhgënjyer nga dështimi i festivalit ”Sunny Hill”

06/14/2022 23:38
nga:Genita C

Behgjet Pacolli thotë se është i zhgënjyer nga lajmi i fundit që, festivali “Sunny Hill” nuk do mbahet në Prishtinë por, në Tiranë, raporton GazetaBlic.

Ai thotë se kemi humbur rastin që Kosova të vendoset në hartën botërore.

“Kosova e meritonte Dua Lipën dhe gjithë atë repertor të këngëtarëve ndërkombëtar dhe vendas që do të performonin në këtë festival dhe Dua Lipa nuk e meritonte të privohej nga performanca në vendlindjen e saj. Si është e mundur që Tirana heq çdo barikadë dhe shfrytëzon këtë event e Kosova e hudh?”, shkruan Pacolli.

POSTIMI I PLOTË:

Jam shumë i hidhëruar dhe i zhgënjyer nga dështimi i organizimit të festivalit ”Sunny Hill” në Prishtinë. Kemi humbur rastin e një festivali me renome botëror e cila do ta vendoste përseri Kosovën në hartën botërore. Muajit e fundit kam qenë personalisht i involvuar me hapat që janë marrë për të organizuar këtë event, dhe është një dështim i madh nga ana e shtetit tonë. Ajo që ka ndodhur sot (për mua është një “Déjà vu”), në të vërtetë nuk duhej të ndodhte. Kosova e meritonte Dua Lipën dhe gjithë atë repertor të këngëtarëve ndërkombëtar dhe vendas që do të performonin në këtë festival dhe Dua Lipa nuk e meritonte të privohej nga performanca në vendlindjen e saj. Si është e mundur që Tirana heq çdo barikadë dhe shfrytëzon këtë event e Kosova e hudh?