Sporti

Ismet Munishi i reagon futbollistit të Liepajas: Gjilani ju han pa pjek, Dabiqaj a ka këmbën sa komplet ti!

06/14/2022 19:59
nga:Lorik J

Skuadra e Gjilanit do të përballet me ekipin e Liepajas nga Letonia në raundin e parë të kualifikimeve për UEFA Conference League.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, mesfushori i Liepajas, Vilella tha se do të tentojnë fitoren në dy ballafaqimet ndaj ekipit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori i Liepejas, Vilella: Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme, shpresojmë t’i fitojmë dy ndeshjet ndaj Gjilanit

Pas kësaj deklarate reagoi edhe Ismet Munishi, ish trajner i Gjilanit i cili shkroi një koment:

“Gjilani juve ju han pa pjek, Dabiqaj komen e ka sa komplet ti qe koke”.