Sporti

Edvin Kuc flet për shortin në Ligën e Kampionëve: Nuk ka ndeshje të lehta në këtë nivel, shpresojmë për më të mirën

06/14/2022 13:42
nga:Mergim Rreci

Ballkani e ka mësuar kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën e Zalgiris nga Lituania.

Futbollisti i skuadrës së Ballkanit, Edvin Kuc, ka folur menjëherë pas shortit për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai tha se duhet të jenë të kujdesshëm me kundërshtarin dhe se shpresojnë të marrin më të mirën.

Sinqerisht kemi nxjerrë një kundërshtar që mund të jetë më i dobët se të tjerët në grupin e parë për nga buxheti dhe renditja, por kjo nuk do të thotë se duhet të qetësohemi, sepse në Champions League nuk ka ndeshje të lehta, ata janë kampionët e vendin e tyre. . Sot po i nisim përgatitjet për këtë ndeshje dhe shpresojmë për më të mirën”, tha Kuc.

/GazetaBlic Sport/