Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thirrur konferencë për media.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar për media nga ana e PDK-së, raporton Gazeta Blic.
Kjo konferencë po mbahet pak para fillimit të seancës, ku pritet të votohet Projektligji për Pagën Minimale, i cili projektligj ka nxitur reagime të shumta nga veteranët dhe nga partitë opozitare.
Njoftimi i plotë:
Ftesë për media
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot Konferencë për media.
Vendi: Holli i Kuvendit të Kosovës.
Koha: 12 e 30
Jeni të mirëseardhur!


