Lajme

Sarrazin: Ballkani Perëndimor është kyç për BE-në

06/14/2022 09:08
nga:Astrit Gashi

Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka raportuar para qeverisë federale gjermane për rëndësinë e rajonit.

“Nëse e shikoni në mënyrë të kthjellët, Ballkani Perëndimor është një rajon kyç për të ardhmen e Bashkimit Evropian”, ka thënë Sarrazin.

Që nga dita e emërimit, Sarrazin ka shtyrë përpara idenë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është zemra e Evropës dhe se duhet integruar në Union. Ai ka zhvilluar edhe disa vizita në shtetet e këtij rajoni, duke sjellë mesazhin mbështetës për proceset integruese të tyre.