Lajme

Musliu: Ka gabuar rëndë kushdo që ka menduar se krerët e UÇK-së do të thyhen moralisht në Hagë

06/14/2022 08:29
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se ka gabuar rëndë kushdo që ka menduar se krerët e UÇK-së do të thyhen moralisht në Hagë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se këta burra e dëshmuan se lirinë e Kosovës e kanë prioritet dhe burgun e kanë më të lehtë kur e dinë se e kanë popullin e lirë.

Postimi i saj i plotë:

Kush do që ka menduar që krerët e UÇK-së do të thyhen moralisht në Hagë ka gabuar rëndë.

Ai ose ajo që mendon një gjë të tillë nuk e njeh shpirtin liridashës të popullit të vet.

Këta burra e dëshmuan që Lirinë e Kosovës e kanë prioritet mbi vetveten, mbi familjet e tyre e mbi politikat ditore. Burgun e kanë me të lehtë kur e dinë që popullin e kanë të lirë.