Lajme

Klinaku: Deputetë që ju ka mbetur pak dinjiteti, mos e miratoni projektligjin disktiminues ndaj kategorive të luftës së UÇK-së

06/13/2022 22:45
nga:Q R

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, i ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mos e miratojnë nesër projektligjin, të cilin siç e quan ai, diskriminues ndaj kategorive të luftës së UÇK-së për inate politike, shkruan GazetaBlic.

Tutje, Klinaku i ka bërë thirrje edhe deputetëve të pakicës, duke iu thënë të mos rreshtohen kundër kategorive të luftës.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar deputetë, që ju ka mbetur pak dinjitet!

Mos e miratoni nesër projektligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës së UÇK-së e për inate politike, sepse ne jemi duke mbrojtur interesat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve dhe jo interesat e partive politike.

Të nderuar deputetë të pakicave!

Mos u rreshtoni kundër interesave të kategorive të luftës së UÇK-së, sepse ju jeni në bashkëqeverisje aty për interesat e pakicave që i përfaqësoni.

P.S
Në të kundërtën, nëse nuk i dëgjoni thirrjet, do t’na detyroni që të organizojmë protestë për të qëndruar para institucioneve natë e ditë.