Lajme

Zogaj i reagon ashpër Bislimit: A duhet t’i harrojnë militantët premtimet tuaja se marrëveshjet e mëhershme kanë qenë të dëmshme dhe se duhet qasje e re në dialog

06/13/2022 17:42
nga:Q R

Analisti Petrit Zogaj, i është përgjigjur ashpër zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili sot tha se çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015, shkruan GazetaBlic.

Zogaj përmes një postimi në ‘Facebook’, i është drejtuar Bislimit duke e pyetur se a duhet t’i harrojnë militantet premtimet e LVV-së, të cilët kanë thënë se marrëveshjet e mëhershme kanë qenë të dëmshme dhe se duhet çasje e re në dialogun me Serbinë.

Shkrimi i plotë i Zogajt:

Marreveshjet per energji me 2013-2015 jane arritur nga Thaci dhe Mustafa si KM. Profa po thote asnje presje s’i ndryshojme. Dmth nuk paskan qene te demshme ato marreveshje a? Dmth nuk duhet qasje tjeter ne dialogun me Serbi a? Dmth ju po i vazhdoni punet e njejta? Po ato mashtrimet elektorale qe duhet ndryshuar qasja ne dialog, se politika e vjeter ka nenshkru marreveshje te demshme dhe se kur te vijme ne ne pushtet do t’i ndryshojme ato, militantet e shkrete duhet me i harru a?

Bislimi i përgjegjet Vuçiqit rreth deklaratave për energjinë