Lajme

Deputetja e PDK-së i reagon Gërvallës: Fatkeqësi që me qëndrime të tilla të presim mbrojtje nga Qeveria të luftës së UÇK-së

06/13/2022 10:07
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi Musliu, ka reaguar ndaj ministres Donika Gërvalla, e cila dje në Ditën e Çlirimit, nuk e përmendi fare UÇK-në, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është e dhimbshme që të urosh pa falënderuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së e pa e çmuar jetën e sakrificën e tyre.

Ajo ka shtuar se është fatekqësi që me qëndrim të tillë të pritet mbrojtje nga qeveria për luftën e drejtë të UÇK-së.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Nën petkun e zëvendeskryeministres dhe ministres së jashtme të është e dhimbshme dhe e çuditshme të urosh popullin shqiptar për ditën e çlirimit pa falënderuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së e pa e çmuar jetën e sakrificën e atyre pjesëtarëve që janë gjallë e liderëve të UÇK-së në luftë e paqe që sot padrejtësisht janë në Hagë.

Është fatkeqësi që me qëndrim të tillë të qeverisë presim mbrojtjen e drejtë të luftës së UÇK-së, dënimin e Serbisë për gjenocidin në Kosovë, e trajtimin me dinjitet të veteranëve!