Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 14:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se në aksident ishin përfshirë tre automjete.
Ai theksoi se njësiti i trafikut është marrë me rastin.
“Në afërsi Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar se për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tre automjete dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore. Njësiti i trafikut është marrë me rastin”, tha Hoxha.


