Lajme

Tahiri kujton 23 qershorin 1999: Ish refugjat, i humbur, deri kur hyra me trupat e NATO-s në Kosovë

06/12/2022 11:42
nga:G B

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kujtuar 12 qershorin e vitit 1999, kur thotë se iu kthye shpresa kur hyri në Kosovë me trupat e NATO-s, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se deri në atë ditë, ishte refugjat dhe i humbur.

Ai ka shtuar se sot asnjëri nuk duhet të tejkalojë këtë datë pa shprehur respektin e përjetshëm ndaj luftës së UÇK-së.

Postimi i tij i plotë:

23 vite më parë unë isha një 23 vjeçar, refugjat, i humbur nga izolimi i plotë i viteve të 90-ta, pa ëndrra për të ardhmen, i tëri i pa shpresë. Më 12 qershor 1999, këto shpresa u kthyen kur hyra në vendin tim me trupat e NATO-s.

Sot, asnjëri nga ne nuk duhet të tejkalojë këtë datë pa shprehur respektin e përjetshëm ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për dëshmorët tanë që ranë për liri dhe gjithsesi për ShBA-të dhe shtetet e NATO-s që ndihmuan në çlirimin e vendit tonë.