Lajme

Komuna e Prizrenit përkujton Ditën e Çlirimit me dizajn të kopjuar?

06/12/2022 00:44
nga:Astrit Gashi

Dizajni të cilën ka vendosur ta përdor Komuna e Prizrenit për nder të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, po del të jetë i ngjashëm me një dizajn tjetër, të përdorur muaj më parë.

Dizajni pothuajse i njejtë ishte përdorur në Turqi, për nder të Ditës Pëkujtimore për themeluesin e Turqisë moderne, Kemal Ataturkun, më 19 mars.

Përndryshe sot, më 12 qershor, me aktivitete të ndryshme do të shënohet Dita e Çlirimit të Prizrenit.