Lajme

Hani i Elezit bëhet me qendër të re të Kulturës dhe Rinisë

06/11/2022 22:51
nga:Astrit Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Hani i Elezit është bërë me qendër të re të Kulturës dhe Rinisë.

Sipas tij, ky investim është nga ministria që ai e drejton në bashkëpunim me komunën e Hanit të Elezit.

“Jam shumë i lumtur që të rinjtë, komuniteti artistik e sportiv dhe qytetarët e kësaj komune tash do të kenë një hapësirë multifunksionale për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre”, ka shkruar Çeku.