Lajme

“Summit of Americas”, Ministrja Gërvalla takoi Nancy Pelosin, shkëmbyem pikëpamje për sigurinë në Kosovë dhe Evropë

06/11/2022 20:26
nga:Astrit Gashi

Pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se në “Samitin e Amerikave”, i cili po zhvillohet në Los Anxhelos, ka takuar edhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Ministrja tha se me Pelosin ka shkëmbyer pikëpamje lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe Evropë dhe është shprehur falënderuese ndaj saj për mbështetjen e treguar në forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

“Pata mundësinë që të shkëmbej pikëpamjet mbi sigurinë në Kosovë dhe Evropë me Pelosi gjatë Summit of Americas. Mirënjohëse ndaj saj për përkushtimin dhe mbështetjen në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-ve”, shkroi Ministrja Gërvalla në Twitter.

Takimi me Pelosin Gërvalla e zhvilloi pas takimit që pati dje me Blinkenin.