Lajme

Aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë: Vetura shkel një fëmijë

06/11/2022 12:11
nga:Genita C

Sot në orët e hershme të mengjesit një fëmijë është goditur nga një veturë në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

“Rreth orës 08:30, është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Informatacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore të cilës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha zëdhënsi i policisë Agron Borovci për GazetaBlic.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.