Sporti

Zyrtare: Rexhepi trajneri i ri i Lirisë

06/10/2022 17:32
nga:E K

Xhengis Rexhepi edhe zyrtarisht do jetë trajneri i ri i Lirisë për sezonin e ardhshëm.

Pas largimit të Granit Begollit nga Liria, klubi kosovar ka gjetur menjëherë pasardhësin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Lirisë përmes Facebook-ut ka njoftuar trajnerin e tyre për sezonin 2022/23.

“Xhengis Rexhepi merr timonin e LirisëXhengis Rexhepi, ka nënshkruar kontratë me KF Liria për edicionin e ri.”Është nder e privilegj të drejtoj një skuadër me nam, siq është Liria.Objektivi parësor mbetet kthimi në elitë.Liria dhe qyteti i Prizrenit por dhe Kosova e meriton dhe e ka për nder që një ekip i tillë të jetë në Superlig.Me punë dhe angazhimin e të gjithëve besoj në sukses’, tha Rexhepi pas nënshkrimit të kontratës.Pronari i klubit, Raman Kiqe ka premtuar përkrahjen për shefin e ri të shtabit si dhe angazhim, për të arrit objektivin”, ka shkruar Liria FC në Facebook.

Ja postimi:

/GazetaBlic Sport/