Sporti

Liverpooli me ofertë zyrtare për Nunez

06/10/2022 16:47
nga:E K

Liverpool kanë shfaqur ofertën zyrtare për lojtarin e Benficas, Darwin Nunez.

Forma e mirë e uruguaianit me ekipin portugez ka bërë që disa ekipet të shfaqin interesim për të.

Në mesin e tyre edhe gjigantët anglezë, Liverpool dhe Manchester United.

Sipas gazetarit italiani, Fabrizio Romano, Benfica ka marrë ofertën e Liverpoolit për Darwin Nunez, propozim zyrtar pas bisedimeve verbale – 80 milionë euro plus bonuse, përcjell lajmi.net.

Nëse marrëveshja arrihet do ta mbajë lojtarin në ‘Anfield’ pesë vite.

Mbetet të shihet se drejt cilit ekip do të jetë e ardhmja e Nunez