Lajme

Momenti i sikletshëm gjatë konferencës Scholz-Kurti (video)

06/10/2022 12:44
nga:Gazeta Blic

Një moment i sikletshëm ka ndodhur sot gjatë konferencës së përbashkët për media të Kryeministrit Albin Kurti dhe Kancelarit të Gjermanisë

Fillimisht foli Kurti dhe pjesa teknike ishte krejt në rregull, por kur i erdhi radha të flasë kancelarit gjerman, mikrofoni i tij si’funksiononte.

Më pas shihen dy persona duke u afruar te foltorja për ta rregulluar këtë problem.

Të dy liderët u munduan ta kalojnë këtë situatë me të qeshura.

MOMENTIN MUND TA SHIKONI KËTU.