Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se Kosova dhe Gjermani kanë marrëdhënie të shkëlqyera, raporton Gazeta Blic.
Schloz ka thënë se mbështet procesin e Berlinit dhe për këtë ka thënë se në vjeshtë do ta organizoj një takim.
“Kemi folur edhe për procesin e Berlinit dëshiroj që me partnerët tanë në kuadër të procesit të Berlinti në vjeshtë të kemi një konferencë”, ka thënë ai ndër të tjera.
Sipas tij Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë procesin e dialogut e që do të përfundonte me njohje nga të dyja vendet.
“Dialogu të qohet përpara Lajçak ka mbështetjen e Gjermanisë për këtë proces dhe nuk ka asnjë kuptim që të arrihet marrëveshje mes dy endeve pa e njohur njëra tjetrën”, ka thënë ai.
Kancelari gjerman ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën,
“Liberalizimi i vizave të ecet përpara, për këtë unë brenda partnerëve në BE-po punoj me këmbëngulje”, tha ai.


