Lajme

Aksident fatal në “Buzmadh” të Fierit, dy të vdekur e katër të plagosur

06/09/2022 21:02
nga:G B

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin “Buzmadh”, në aksin rrugor Levan-Tepelenë në Fier, ku raportohet për dy persona të vdekur dhe katër të plagosur.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave dhe të plagosurve ndërsa bëhet me dije se automjetet ishin të tipit “Zafira” dhe “Ford”.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.