Lajme

Zelensky: Rusia është Covid-22, armët dhe sanksionet janë vaksina

06/09/2022 15:38
nga:Genita C

Volodymyr Zelensky ka krahasuar pushtimin rus me Covid-19 dhe i përshkruajti armët dhe sanksionet si një vaksinë, teksa po vështirësohet pozicioni i ushtrisë ukrainase në Donbas, shkruan The Guardian.

Presidenti ukrainas, duke folur në një video lidhje për të festuar me revistën Time me 100 njerëzit më me ndikim të vitit, loboi përsëri për më shumë ndihmë nga jashtë sepse “ushtria ukrainase është duke vdekur në fushëbetejë.

“Armët dhe sanksionet janë një vaksinë kundër Covid-22 të sjellur nga Rusi”, tha Zelenksy, orë më pas pasi që ai paralajmëroi se lufta për Sieverodonetskun mund të vendos fatin e të gjithë Donbasit.

Ushtria ukrainase është duke u përqendruar në zonat industriale të qytetit Sieverodonetsk, teksa Rusia ka rritur sulmet ajrore për të marrë kontrollin e qytetit.