Sporti

Memli Krasniqi bën homazhe te varri i Fadil Vokrrit: Shembull për sportin – kaloi sfida pa ankesa

06/09/2022 13:04
nga:E K

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit Fadil Vokrri për përvjetorin e katërt të vdekjes së tij.

Memli Krasniqi ka shkruar në Facebook se Fadil Vokrri ishte shembull për sportin elitar duke mos u ankuar asnjëherë për pengesat përballë tij, shkruan GazetaBlic Sport.

“Sot bëhen katër vjet që kur legjenda e futbollit tonë, Fadil Vokrri, na la fizikisht. Pa lamtumirë, pa zhurmë, pa ankesa – ashtu siç jetoi për gati 58 vjet. Përtej sukseseve të tij si futbollist i papërsëritshëm, Kryetar i jashtëzakonshëm i FFK-së, Fadili na mungon edhe më tepër si njeri e personalitet, që në vete ngërthente virtyte të larta njerëzore. Modest, punëtor i madh e gjithmonë i këndshëm me të gjithë. Mik besnik e i dashur, me të cilin shumë sfida e suksese i kemi kaluar me një buzëqeshje në fund. Miku im Fadil, faleminderit për shembullin e sportistit elitar, për ndërkombëtarizimin e futbollit tonë dhe për miqësinë e sinqertë. Na mungon shumë!”

Ja postimi i tij: