Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Vendimi është nxjerrë më 26 maj të këtij viti.
Bazuar në vendimin e Dhomave të Specializuara, trupi gjykues ka arsyetuar vendimin për vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit e Veselit me rrezikun e ikjes së tyre, ndikimit në procedurat e gjykimit dhe mundësinë e shkatërrimit të provave.


