Sporti

Inter mbyll marrëveshjen me Asllanin

06/09/2022 10:12
nga:E K

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ka ngjallur interesim të madh te klubet evropiane.

Pas paraqitjeve të mirë në Serie A me Empolin, Asllani ka kapur vëmendjen e skuadrave të njohura evropiane si, Inter, Milan dhe Newcastle United, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas Fabrizio Romanos, garën si duket e ka fituar Inter, pasi gazetari i mirënjohur për transfere raporton se Inter ka arritur marrëveshje personale me Asllanin.

Për Asllanin “Nerazzurët” duhet të dakordohen me Empolin për çmimin e shqiptarit.

/GazetaBlic Sport.