Sporti

FC Prishtina interesohet për sulmuesin e njohur kosovar

06/09/2022 11:30
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka filluar të përforcohet në këtë merkato – pas problemeve të shumta që kishte dhe po vazhdon të ketë nga sezoni i kaluar dhe kriza e madhe që kaploi tek skuadra më e madhe kosovare.

Pas disa largimeve të lojtarëve kyç, FC Prishtina ka filluar të mendojë për ekipin që do ta krijojë për stinorin e ardhshëm.

Ditë më parë, klubi i Prishtinës zyrtarizoi Ismet Munishin, i cili do t’i udhëheqë ata në sezonin e ri.

GazetaBlic Sport mëson se një nga lojtarët që mund të kalojë tek skuadra e Prishtinës në këtë merkato është sulmuesi Shend Kelmendi.

Sulmuesi Kelmendi ka luajtur edhe në të kaluarën tek Prishtina dhe poashtu ishte nën urdhërat e Munishit tek Gjilani.

Munishi e pëlqen sulmuesin dhe Prishtina mund të tentojë transferimin e tij në këtë afat kalimtar.

/GazetaBlic Sport