Lajme

Sveçla i përgjigjet Jasharit pasi tha se kryeministri Kurti po bën përpjekje ta kthejë Serbinë në Kosovë

06/08/2022 21:09
nga:G B

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i është përgjigjur Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, i cili në protestën e veteranëve ka thënë se kryeministri Albin Kurti po bën përpjekje që ta kthejë Serbinë në Kosovë.

Sveçla ka listuar arsyet pse kjo deklaratë e Jasharit nuk qëndron.

Sipas tij, në qeverisjen Kurti, për herë të parë Serbia nuk ka mbajtur zgjedhje në territorin e Republikës së Kosovës.

“Nën qeverisjen tonë është hera e parë që Serbia nuk mban zgjedhje në territorin e Republikës së Kosovës, nuk mban referendum, Lista Srpska nuk është faktor derteminues për punën e Kuvendit të Kosovës, sic ka qenë më herët, kemi shtrirje të sovranitetit në veriun e Kosovës, kemi kundërshtim të suksesshëm të rolit negativ të Serbisë në rajon nga ana e qeverisë së Kosovës. Asnjë marrëveshje të dëmshme qeveria Kurti nuk i ka sjell Kosovës.

Për të thënë këso deklarata mendoj që as nuk vlen që më shumë të diskutohet”, tha Sveçla në emisionin ‘Sonte me Rronin’ në Ktv.

Jashari në emisionin ‘Frontal’ në T7 ka thënë se ka disa arsye pse dyshon që Kurti po bën përpjekje ta kthejë Serbinë në Kosovë, duke filluar nga qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje për raporton e Dick Martyt e deri te heshtja e Qeverisë për dënimin e ish-krerëve të UCK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj në Hagë.