Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në qytetin e Gjakovës.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, ku dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore.
” Të nderuar, mund të ju konfirmoj se sot me datë 08.09.2022 rreth orës 15:30 Policia në Gjakovë është njoftuat për një rast rrahje. Patrulla policore ka dalë në vendngjarje dhe kanë arrestuar tre persona të moshës madhore. Dy nga të dyshuarit kishin pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik me rekomandimin e të cilit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar si lëndim i lehtë trupor dhe kanosje”, njofton Policia.


