Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë sot se Presidentja Vjosa Osmani nuk është e interesave të politikanëve siç thotë ai, oportunist që kanë mbyllur sytë e kanë heshtur para të gjitha të zezave që i kanë ndodhur Kosovës
Sipas tij, Presidentja është e popullit, prandaj sulmohet, shahet e tentohet të anatemohet.
Shkrimi i plotë i tij:
Presidentja është e të gjithë qytetarëve të Kosovës, por nuk ka qenë, nuk është e nuk do të jetë ASNJËHERË, Presidente e interesave të politikanëve oportunist, që kanë mbyllur sytë e kanë heshtur para të gjitha të zezave që i kanë ndodhur Kosovës, politikanëve që bashkëpunimin me krimin e kanë alfa e omega të angazhimit të tyre politik, politikanëve që ‘politikbërjen’ e tillë duan prap t’ja kthejnë Kosovës. E të tillëve, Presidentja nuk është. Presidentja është e popullit. Prandaj edhe sulmohet, shahet e tentohet të anatemohet nga ata që punuan e punojnë kundër interesave të qytetarëve.
#Presidentja?


