Sporti

Sulmuesi i Irlandës së Veriut, Lavery: Jemi shumë të motivuar, duam tre pikët ndaj Kosovës

06/08/2022 09:03
nga:Lorik J

Sulmuesi i Irlandës së Veriut, Shayne Lavery ka besim se skuadra e Ian Baraclough do të përgjigjet pozitivisht në Prishtinë të enjten mbrëma.

Irlanda e Veriut takohet me Kosovën nesër nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas barazimit ndaj Qipros, Lavery beson se kombëtarja e tij do të kthehet tek rezultatet pozitive dhe të marrë tre pikët ndaj Kosovës.

“Ne duam të shfrytëzojmë zhgënjimin nga barazimi Qipron për të marrë tre pikët kundër Kosovës. Mendoj se të gjithë janë të motivuar për ta bërë këtë”, tha ai.

“Duhet kohë për të integruar lojtarët, por ndihem sikur po ecim përpara dhe po e presim me padurim ndeshjen kundër Kosovës.

“Shpresojmë se fitoret do të vijn. Ka shumë talente të rinj që po vijnë. Kemi parë klipe të Kosovës. Ata kanë disa lojtarë të mirë që janë të mirë me topin”, vazhdoi ai.

/GazetaBlic Sport