Lajme

Vullnetarë nga disa shtete u bashkohen ushtarëve ukrainas në Severodonjesk (VIDEO)

06/08/2022 02:06
nga:Astrit Gashi

Forcat ruse dhe ushtarët ukrainas po zhvillojë beteja të ashpra për Severodonjetskun, një qytet kyç në Ukrainën lindore.

Nëse Severodonjetsk bie në duart e Rusisë, atëherë kjo do të thotë se rusët do të vendosin nën kontroll të gjithë rajonin e Luhanskut.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video, e cila, sipas Sky News, tregon luftëtarë të huaj që mbërrijnë në Severodonjetsk për të luftuar krah për krah me ushtarët ukrainas.

Nuk është plotësisht e qartë se kur është bërë xhirimi, por supozohet se është bërë së fundmi.