Sporti

Luka Modric nuk largohet nga “Santiago Bernabeu”, futbollisti nënshkruan kontratë të re me Real Madridin

06/07/2022 16:42
nga:Mergim Rreci

Luka Modric do të qëndrojë tek Real Madrid edhe për një sezon tjetër.

Futbollisti kroat vazhdon të jetë njëri nga më të rëndësishmit në klub, pavarësisht moshës së tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Zyrtarizimi i kontratës së re do të bëhet nesër, me Modric që do të qëndrojë tek klubi madrilen deri në qershorin e vitit 2023.