Sporti

Kombëtarja e Kosovës mban stërvitjen e radhës para ndeshjes me Irlandën e Veriut

06/07/2022 12:27
nga:Lorik J

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon punën për ndeshje e radhës që e zhvillon të enjten me Irlandën e Veriut.

Pavarësisht humbjes me Greqinë të dielën, atmosfera në kampin dardan duket e mirë derisa skuadra sot ka zbritur në stërvitje nga ora 10:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi Alain Giresse pritet të bëjë disa ndryshime në formacion në sfidën e radhës, kjo edhe i shtyrë nga ndëshkimet me kartonë të kuq të Fidan Alitit e portierit Arjanet Muriq.

Ndeshja Kosova – Irlanda e Veriut zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadl Vokrri” në Prishtinë.