Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut të enjtën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Pas humbjes nga Greqia, Kosova tani dëshiron këndelljen dhe rikthimin tek fitorja ndaj Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve, përcjell GazetaBlic Sport.
Tifogrupi kosovar, “Dardanët” kërkojnë nga lojtarët angazhim maksimal në këtë ballafaqim.
Ja postimi:
“S‘ka kohë për t‘u mërzitur. Ka nevojë për rikthesë!
Të enjten, në një datë të shenjtë siç është ajo e 9 qershorit, ku përkujtojmë përvjetorin e vdekjes së njeriut simbol të futbollit tonë, Fadil Vokrrit, luajmë ndeshjen e radhës kundër Irlandës së Veriut mu në stadiumin që mban emrin e tij.
Gjenerata të tëra e kanë pasur ëndërr ta shohin topin të rrokulliset lirshëm për ta përfaqësuar vendin tonë. Një fat të tillë na ra hise ta shijojmë tek viteve të fundit.
Pesha e ndeshjeve të Kosovës ka kuptim më të gjerë sesa thjesht një lojë futbolli që zgjat 90 minuta.
Kosova duhet konceptuar si përgjegjësi e privilegj, jo përfitim e neglizhencë.
Koha e fundit t’i thërrasim mendjes dhe ndërgjegjës të gjithë, pa anashkaluar askënd, as tifozët, por në veçanti disa futbollistë. Pra, e përfshijmë edhe veten në vetëkritikë.
Grumbullimet e Kosovës nuk janë ekspeditë dhe eksksurzion, por një periudhë nga e cila kërkohet më shumë përkushtim e djersë sesa demagogji e arsyetime.
Dhe, po. Jemi duke punuar. Nuk na kanë demoralizuar rrethanat që u krijuan në ndeshjen e fund për ta lënë pas dore organizimin për ndeshjen që po vjen.
Për lojtarët një mesazh i vetëm: hyni në fushë për interesin e Kosovës, jo për ego personale.
Dashuri që nuk shterron është Kosova”, shkruajnë ‘Dardanët’.
/GazetaBlic Sport


