Lajme

Tentohet të grabitet TEB banka në Çagllavicë

06/06/2022 12:18
nga:N M

Një tentim-grabitjeje ka ndodhur sot paradite tek banka TEB në Çagllavicë.

Këtë për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 10:45 është raportuar për një grabitje në tentative të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në Çagllavicë të komunës së Prishtinës. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se në këtë tentativë grabitjeje kanë marrë pjesë tre të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Borovci

Ndryshe ai shtoi se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.

Deputeti i PDK-së: Mbështesim kërkesat e veteranëve, nuk lejojmë diskriminim e tyre