Lajme

Borrell i infektuar me COVID-19

06/05/2022 17:46
nga:Astrit Gashi

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka njoftuar se është infektuar nga koronavirusi.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai në një cicërimë në Twitter.

“Pas testimit kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam karantinuar, sipas rregullave dhe procedurave përkatëse. Po ndjehem mirë”, shkroi ai.