Lajme

AAK sot zgjedh kryetarin e ri dhe këshillin e përgjithshëm

06/05/2022 08:26
nga:Q R

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do ta zgjedh kryetarin e ri dhe këshillin e përgjithshëm të partisë.

Kuvendi i cili do të nis nga ora 10 vjen pas procesit të brendshëm të AAK-së që është mbajtur nëpër degë e nëndegë, Aleancë të Gruas dhe Rinisë.

Kujtojmë se kryetari aktual i AAK-së është njeriu që e themeloi këtë parti, Ramush Haradinaj.