Agjenti i Edinson Cavanit ka qenë shumë i kërkuar nga disa klube.
Fakti që golashënuesit uruguajan i ka skaduar kontrata, pas përfundimit të aventurës me Manchester United, e bën atë një objektiv për shumë klube, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas shtypit uruguaian, agjenti Walter Guglielmon ka qenë në bisedime me Real Sociedad, Atlético Madrid, Villarreal dhe Sevillea.
Cavani, 35 vjeç, kërkohet edhe nga Boca Juniors, Botafogo dhe Corinthians. Me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë skuadra janë të interesuara të sigurojnë shërbimet e tij.


