Sporti

FANTASTIKE/ Distria Krasniqi e artë në Grand Slamin e Tbilisit

06/03/2022 16:38
nga:E K

Distria Krasniqi ka vazhduar me performancë të mirë sot në Grand Slamin e Tbilisit.

Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, Astride Gneto, duke e mposhtur pasi francezja u penalizua me tre kartonë të verdhë.

Kështu, Krasniqi u kualifikua në finale, aty ku u përball me xhudisten hungareze, Reka Pupp të cilen e mposhti.

Krasniqi siguroi të artën në Grand Slamin e Tbilisit.

/GazetaBlic Sport/