Sporti

Morina zgjohet me kupën në shtrat, “Gjejeni kush hyri fshehurazi në shtratin tim mbrëmë”

06/03/2022 11:32
nga:Mergim Rreci

Golden Eagle Ylli e ka fituar për herë të dytë radhazi titullin kampion.

Skuadra nga Suhareka triumfoi mbrëmë ndaj Trepçës, fitore kjo që rezultoi me titullin kampion, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndërsa, sot kapiteni i Yllit, Gëzim Morina e publikoi një fotografi me trofeun në shtrat.

“Mirëmëngjes njerëz. Gjejeni kush hyri fshehurazi në shtratin tim mbrëmë”, shkroi Morina në profilin e tij në Facebook.