Sporti

Boston Celtics merr fitoren e parë në finalen e madhe të NBA-së

06/03/2022 09:50
nga:Mergim Rreci

Boston Celtics ka triumfuar nda Golden State Warriors 120-108, në ndeshjen hapëse të finales në NBA.

Celtics kryesonin në pjesën e parë me dy pikë (56-54), por  e mbyllën çerekun e tretë duke humbur me një diferencë të konsiderueshme, 12 pikë (92-80), përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, në çerekun e fundit shumë cilësor, ata përmbysen gjithçka, duke siguruar fitoren e parë.

Al Horford kryesoi Celtics me 26 pikë, duke përfshirë gjashtë ‘treshe’, përpara Jaylon Brown me 24 pikë. Në anën e Warriors, Steph Curry shënoi 34 pikë, shumica prej tyre në çerekun e parë.

Finalja e dytë luhet të dielën.

/GazetaBlic Sport/