Sporti

Broja lë pas COVID-19, bomberi kuqezi rikthehet në stërvitje

06/02/2022 14:28
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja ka lënë pas problemet me COVID-19 që nuk e kishin lejuar të grumbullohej me Kombëtaren dhe ka rinisur stërvitjen.

Ai ka postuar një foto në “Instagram” ku shihet i veshur me një fanellë të Chesleat përpara fillimit të seancës stërvitore.

Ai ka zhvilluar një stërvitje të personalizuar, teksa pritet që së shpejti t’i bashkohet grumbullimit me Kombëtaren.